"Është veç truk": Vuçiqi pretendon që Kurti s'e zbaton Asociacionin - NACIONALE

"Është veç truk": Vuçiqi pretendon që Kurti s'e zbaton Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht se tashmë edhe vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar planin e “pesëshes së madhe” më 21 tetor ku përfshihet edhe një draft-Statut – siç është thënë – “modern dhe evropian” për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kjo është “veç truk”. Kjo gjithashtu pavarësisht asaj se, siç thotë Vuçiq, plani i ofruar “është bazë solide” dhe “i referohet ekskluzivisht themelimit të Asociacionit”.

Hiç më larg se sot e përsëriti – për kush e di të satën herë – në konferencë për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se “nuk besoj” që Asociacioni do të themelohet, së paku jo së shpejti, teksa e quajti sërish “truk”.

I di unë mirë truket ballkanike dhe druaj se do do të jemi në një pozitë më të vështirë në këtë kuptim. Se a do ta sheh këtë Evropa, disa po e shohin tash. Dhe për Ursulën dhe të tjerër, rruga jonë është që duhet të bëjmë më shumë koncesione sepse ata ngarjet i shohin ndryshe prej neve”, ka thënë Vuçiq.

Para Presidentes së Komisionit Evropian, e cila po ashtu kërkëon që Serbia të jep atë çka është zotuar – njohjen ‘de facto’ – Vuçiq tha se për Beogradin, “njohja nuk është çështje fare”.

Dhe, këtë, (që Serbia nuk e njeh Kosovën), e them me krenari edhe para Presidentes së KE-së (...) dhe më duhet të them se qe 11 vite para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e ka pasur një obligim të vetëm – Asociacionin – dhe, nuk e ka bërë”, tha ai.

Pas takimit në Bruksel me krerët e shteteve evropiane, Vuçiq i tha TV Prva-s, se Kurti “bëri marifet pas marifeti” kur pranoi dhe kërkoi që marrëveshja të nënshkruhej në margjinat e samitit të Këshillit Evropian, dhe madje se “disa i ka mashtruar”.

Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin”, tha i sigurt Vuçiqi, e madje duke shtuar edhe “ka aktorë politikë nga shumë vende që s’duan të shohin formimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”.

Ndërkaq me të dalur nga takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kancelarin Gjerman Olaf Scholz dhe Kryeminsitren e Italisë, Giorgia Meloni, Vuçqi shtoi se “Kurti bëri truk të mirë, por afatshkurtër”.

E ka provuar edhe më parë dhe dje ishte fare e sigurt, por nuk mendoj se mund të ndodhë më. Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshilli Evropian dhe Borella dhe Lajçak. Dhe ai ua prezantoi idenë – le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet”, pati thënë Vuçiq.

Pse e solli, sepse e kishte të qartë se Serbia nuk mund ta nënshkruante sepse e kam thënë tashmë 10 herë, por ai e di që liderët e vendeve të mëdha nuk e dinë çdo detaj dhe pastaj u përpoq ta shiste. Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin”, thoshte ai.

Lajme të ngjashme