Çitaku, Kurtit: Ti s’njeh bashkëpunimin, as kompromisin – PDK nuk nënshtrohet
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se nuk e respekton rezultatin zgjedhor dhe se kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim politik.
Çitaku ka thënë se Kurti udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin falë rezultatit zgjedhor, por ka shtuar se “51 për qind nuk janë 100 për qind”.
Çitaku kujtoi se PDK, edhe si opozitë, ka votuar pa kushte zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe procedurat e përshpejtuara.
“Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”, ka shkruar Çitaku.
Sipas saj, Kurti është “shkelës serik i Kushtetutës” dhe PDK nuk do të lejojë përmbysjen e rendit kushtetues.
Çitaku ka shtuar se Republika e Kosovës është ndërtuar “me mund e me gjak” dhe se nuk do të lejohet të shkatërrohet.