Zyrtari i VV-së flet si Sadri Ramabaja, i përmend luftën hibride dhe Stanishiqin - NACIONALE

Zyrtari i VV-së flet si Sadri Ramabaja, i përmend luftën hibride dhe Stanishiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Hoti, këshilltar i ministrit Liburn Aliu dhe zyrtar i lartë i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka përdorur gjuhën e një aktivisti tjetër të VV-së të shndërruar në analist, Sadri Ramabaja.

Në stilin e Ramabajës, Hoti ka përmendur luftën hibride, ndërsa ka sulmuar në mënyrë verbale Nacionalen dhe Albanian Post-in.

“Duket e çuditshme por po ndodhë në Kosovën tonë: Kryeredaktori i portalit ‘AlbanianPost’, pronari i të cilit ka takuar dy kokat e UDB-së, Stanishiq e Stijoviq; dhe pronari i portalit ‘Nacionale’ që ka qenë ‘ortak’ me kokën e krimit në veri Veselinoviq, po kërkojnë përgjegjësi për AKI-në. Shkurt thënë Shërbimi sekret i Serbisë versus Agjencia Kosovare e Inteligjencës” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme