Zyrtarët ukrainas raportojnë për sulm rus me raketa në Kiev - NACIONALE

Zyrtarët ukrainas raportojnë për sulm rus me raketa në Kiev

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një varg shpërthimesh u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev, të shtunën në mëngjes, para se sirenat e alarmit për sulme ajrore të aktivizoheshin.

Zëvendësshefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, tha në rrjete sociale se ishte duke u kryer një sulm me raketa ndaj infrastrukturës kritike të kryeqytetit, raporton agjencia “Associated Press”.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se “shpërthime janë dëgjuar në distriktin Dniprovskyi, në bregun e majtë të Kievit”.

Nuk qe menjëherë e qartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga sulmet ose nga veprimi i sistemeve për mbrojtje ajrore.

Kryeqyteti ukrainas nuk është sulmuar që nga nata e Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme