Zyrtare: Dega e LDK-së në Mitrovicë e prish koalicion me Faton Pecin - NACIONALE

Zyrtare: Dega e LDK-së në Mitrovicë e prish koalicion me Faton Pecin

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dega e LDK-së në Mitrovicë ka njoftuar se e ka prishur koalicionin me kryetarin e kësaj komune, Faton Peci.

Kjo është bërë e ditur përmes një deklaratë të kësaj dege, e cila është shpërndarë nga Gëzim Plakolli, ish-kandidat i LDK-së për kryetar të Matricës.

Në këtë deklaratë tregohen arsyet e daljes nga ky koalicion.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë njofton opinionin publik se, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës. Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, është thënë në deklaratën e LDK-së.

Lajme të ngjashme