Zv/ministri Vokrri i bie pishman, tash thotë se Ura nuk hapet gjatë verës: Po e presim koordinimin
Zv/ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i ka rënë pishman.
Vokrri ka thënë se Ura e Ibrit nuk do të hapet gjatë verës, për shkak të koordinimit me ndërkombëtar.
“Nuk kemi parë asnjë arsye që të ketë një reagim kaq të madh dhe do të thoja edhe të vrazhdë të shteteve QUINT-it në përgjithësi të bashkësisë ndërkombëtare, sepse nga Beogradi do ta kishim pritur. A do të hapet apo jo ne s’kemi dilema, ajo duhet të hapet dhe jam o sigurt se do të hapet, ndonëse afati që kam përmend gjatë verës, më gjasë për shkak të koordinimit duhet të shtyhet po ajo duhet të hapet”, ka thënë Vokrri në teve1.