Zv/ministri i ri i Drejtësisë: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as Bibël e as Kuran - NACIONALE

Zv/ministri i ri i Drejtësisë: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as Bibël e as Kuran

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv/ministri i Drejtësisë që u emërua së fundmi, Vigan Qorrolli, po thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë të komentohen nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas tij, këto vendime nuk janë as Bibël e as Kuran, e si rezultat nuk ka asgjë të keqe komentohen. Por, Qorrolli tha se nuk guxojnë të interferojnë në punën e Gjykatës.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as Bibël e as Kuran për të mos i komentuar, ato janë të komentueshme prej komunitet juridik, profesionistëve edhe prej ministrisë së Drejtësisë pavarësisht mospajtimeve të thella që mund të kemi, aktualisht disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, komentimi i tyre nuk e cenon pavarësinë e tyre. Ideja është që ne nuk guxojmë të interferojmë në punën e tyre”, tha Qorolli në emisionin “Prime Time” në RTK.

“Deklarimi publik i një mospajtimi...nëse ata kanë të drejtë me shkrim të shprehen me mospajtimet e tyre me ligjet e qeverisë, atëherë edhe qeveria e MD-ja mund t’i komentojë e do ti kometojë sa herë është nevoja dhe të shprehë mospajtimin e saj”, theksoi Qorolli, raporton Nacionale.

“Po iu them në mënyrë profesionale dhe nga botëkuptimet e mia juridike, me aq sa e kuptoj drejtësinë kushtetuese, Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar duke mos e lejuar atë që Komisioni i Venecias e ka quajtur rrjet korporatist duke qenë se thashë prokurorët e të gjitha rreve në 7 prokuroritë themelore, dhe në rangjet më të larta, janë të majorizuar nga një KPK që përbëhet nga prokurorët. Kjo nuk duhet të tingllojë kauzë politike, si opozita rëndom për ta goditur qeverinë dhe për të thënë që qeveria po synon t’i dërgojë njerëzit e vetë”, deklaroi Qorrolli.

Lajme të ngjashme