Zv/ministri i Jashtëm takohet me sekretarin e Hungarisë: Kërkon përkrahje për KiE - NACIONALE

Zv/ministri i Jashtëm takohet me sekretarin e Hungarisë: Kërkon përkrahje për KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv/ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë.

Atij i ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Postimi:

Sot, në Budapest, takova Sekretarin e Shtetit z.Peter Sztaray, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, koordinimin shumëpalësh dhe zhvillimet e fundit rajonale.

Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë. Nga pala hungareze u njoftova për prioritetet e presidencës, përderisa me theks të veçantë trajtuam procesin e zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, fola mbi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë presidencës hungareze. Po ashtu, diskutuam edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç'rast kërkova mbështetjen e Hungarisë për anëtarësim në këtë organizatë.

Lajme të ngjashme