Zv/komandanti i KFOR-it takon kryetarin e Listës Serbe, diskutojnë për situatën në veri - NACIONALE

Zv/komandanti i KFOR-it takon kryetarin e Listës Serbe, diskutojnë për situatën në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federico Bernacca, zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, u takua sot me një delegacion nga partia politike Lista Srpska, kryesuar nga kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Misioni paqëmbajtës njoftoi se gjenerali Bernacca dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura nga Lista Serbe, duke nënvizuar praninë e KFOR-it në mbarë Kosovën. Ai siguroi se KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të adresuar çdo çështje të rëndësishme të sigurisë që mund të lindë.

Gjenerali Bernacca ripohoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ata ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës. Gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues. Ai theksoi se KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”, thuhet në njoftim.

“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet më tej.

Lajme të ngjashme