ZRrE pa shenja se do ta zbatojë vendimin e Gjykatës, Mustafa: Koha e fundit që të përfshihet prokuroria
Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ka dhënë shenja se do të zbatojë vendimin e Gjykatës Komerciale e cila e shpalli të paligjshëm vendimin e për t’i hedhur dhunshëm në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike mbi 1 mijë e 300 biznese.
Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar duke bërë thirrje ndaj Prokurorisë se “është koha e fundit për t’u përfshirë” në hetime ndaj bordit të ZRrE-së të cilët, sipas tij, po rrezikojnë t’i shkaktojnë ekonomisë së vendit pasoja të parikuperueshme.
Postimi i plotë:
Gjykata Komerciale ka urdhëruar pezullimin e vendimit të ZRRE-së për nxjerrjen e dhunshme të bizneseve kosovare në tregun e hapur të energjisë.
Mirëpo, ky vendim nuk po duket se do të gjej zbatim nga anëtarët e Bordit të ZRRE-së, të cilët po shfaqin një zell të quditshëm dhe shumë të dyshimt për ta tronditur edhe më shumë ekonominë e vendit dhe për ti rrezikuar mbi 140,000 vende pune në sektorin privat.
Kjo nguti për ta goditur sektorin privat, madje edhe pas konstatimit nga gjykata për paligjshmëri, fuqizon edhe më tej dyshimet për një angazhim të fuqishëm të mafisë energjetike në Kosovë.
Është koha e fundit që prokuroria të përfshihet për ti hetuar motivet e këtyre njerëzve, të cilët duke ushtruar funksione publike po rrezikojnë ti shkaktojnë vendit pasoja të parikuperueshme.