Zogiani: Veç në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë e dëgjon fjalën "ndërkombëtarët" - NACIONALE

Zogiani: Veç në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë e dëgjon fjalën "ndërkombëtarët"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Financave nuk po i ndal sulmet ndaj mediave dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Në dy statuset e fundit, ai ka kritikuar mediat dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.

Mbrëmë në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vetëm në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë e dëgjon fjalën “ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët, një fjalë që e dëgjon veç n'media t'Kosoves e Shqipërisë!”, ka shkruar ai.

Ndërsa, sot ai ka kërkua që të sqarohet fjala “koordinim”.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja nuk po i reagojnë Serbisë, kur zyrtarët e saj po shprehen kundër Marrëveshjes Bazike të Brukselit.

“Për çfarë kordinimi po flitet këtu?! Pardje, kryeministri i Serbisë në Parlament tha: nuk e kemi pranu, nuk do ta pranojmë, as do ta respektojmë marrëveshjen Franko-Gjermane! Asnjë reagim nga diplomacia perëndimore, as nga BE, as nga DASH! Nëse në mënyrë konsistente diplomacia perëndimore ka vendosur të kujdeset që veç Kosova të jetë palë e kordinuar, e kontrolluar dhe madje e diktuar nga ta, kurse Serbia mund të bëjë çfarë t'i dojë qejfi pa asnjë konsekuencë, veç le të shpjegohet cili është qëllimi i kētij kordinimi?!”, ka shkruar Zogiani.

Lajme të ngjashme