Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe - NACIONALE

Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave, Hekuran Muratit për faljen e borxheve për tatimin në pronë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kuvendet komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe, sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji për Tatimin në Pronë

Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe, sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji për Tatimin në Pronë, i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe vetem Kuvendi i Republikës ka të drejtë që ta ndryshoj ose eventualisht të falë obligimet që dalin nga ky ligj”, ka thënë ai.

Tutje, Zogaj ka thënë se thirrjet që Kuvendet Komunale të votojnë propozime të tilla janë mashtrim ndaj qytetarëve, dhe janë të paligjshme.

Lajme të ngjashme