Zogaj i LDK-së: Në seancat e fundit është shkelur Kushtetuta
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se në seancat e fundit të Kuvendit është shkelur Kushtetuta.
“Është duke u shkelur me vetëdije dhe po shkelet çdo ditë. Në këtë mënyrë po hyjmë në një krizë edhe më të thellë. Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në koordinim dhe bashkëbisedim për të parë se si do t’i qasemi”, tha ai.
“Do t’i qasemi Gjykatës Kushtetuese me pyetje dhe adresim, sepse si aktgjykimi i fundit, ashtu edhe Kushtetuta e vendit janë duke u shkelur në seancat e fundit”, tha Zogaj.