Zogaj: Gërvalla si një kokë pa tru, Kurti dëshiron të mbetet i pastër - NACIONALE

Zogaj: Gërvalla si një kokë pa tru, Kurti dëshiron të mbetet i pastër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Petrit Zogaj, analist, ka komentuar letrën që ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, e ka dërguar në emër të Qeverisë së Kosovës në adresë të Këshillit të Evropës, ku u zotua për dërgimin e draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

Në shkrimin e tij, Zogaj ka pasur fjalë të ashpra ndaj Gërvallës. Madje, në një rast Zogaj e ka ofenduar Gërvallën, duke e quajtur “kokë pa tru”.

“I thote Gervalles e dergon letren ti, se ministre e jashtme, ty te takon, ti je autoriteti. Shkruaj qe do te besh asociacionin. Gervalla, si nje koke pa tru, e beson qe Kurti po i ben nder kesaj-e dergon letren pa e njoftu presidenten. Sigurisht qe strategjia e Kurtit me kete leter nuk ka qene qe te loboje ne momentet e fundit per anetaresim te Kosoves ne KIE, por te beje te hapur percarjen ne mes Gervalles dhe Osmanit dhe personalisht te mbetet i paster. Pra, letra qe si qellim do te duhej te kishte subjektivitetin nderkombetare te Kosoves, kthehen ne nje loje elektorale te brendshme per Kurtin” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme