Zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia: Rasti nën hetime - NACIONALE

Zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia: Rasti nën hetime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje të tjera për kaplimin nga zjarri të Instituti të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sipas raportit, rasti po hetohet teksa nuk është raportuar për të lënduar.

INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.” – thuhet në raport.

Disa 'tuba me letra' në tre rafte janë djegur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi për Gazetën Nacionale, ku ka njoftuar se zjarri që kishte kapluar disa 'tuba të letrave' ka shkaktuar tym të dendur.

Informata është marrë në ora 20:44 për zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur disa tuba të letrave në 3 rafte dhe ishte krijuar tym i dendur. Është bërë shuarja e zjarrit dhe është bërë ventilimi i tymit nga ajo hapësirë.” – ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të ngjashme