Zhvillimet në veri, deputeti i VV-së: Rend dhe ligj, pikë - NACIONALE

Zhvillimet në veri, deputeti i VV-së: Rend dhe ligj, pikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka reaguar për zhvillimet në veri të vendit.

Sipas tij, atje është vendosur “rend dhe ligj”.

“Rend dhe ligj. Pikë!” – ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Vlen të theksohet se më herët, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka dënuar ashpër aksionet e policisë për t`i vendosur kryetarët e rinj të komunave verior në zyrat e komunave.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë.

SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë.” - ka shkruar Hovenier.

Bilanci i tensioneve në veri: Pesë policë të lënduar dhe katër automjete të dëmtuara

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për t’u hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë. Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objketeve komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka sjell edhe të lënduar.

Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë.” - është thënë në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme