Zhduket një person në Vushtrri
Një person në Vushtrri është zhdukur.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se vëllai i tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas tij, personi i zhdukur është me aftësi të kufizuara.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Begaj, Vushtrri 21.02.2023 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton me datën 20.02.2023 rreth orës 12:00 ka dalë nga shtëpia vëllai i tij, i cili është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
