Zhduket 13-vjeçarja nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve
Melisa Krasniqi, një vajzë 13-vjeçare nga Komuna e Kaçanikut, është raportuar e zhdukur që nga dita e premte. Familja e saj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për t'i ndihmuar në gjetjen e saj. Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka bërë thirrje për ndihmë duke shkruar në Facebook për nëvojen e angazhimit nga të gjithë për të gjetur 13 vjeçaren.
Siç ka njoftuar Tahiri, familja e Melisës ka kerkuar publikisht ndihmën e mediave dhe qytetarëve në shpërndarjen e informacionit për zhdukjen e vajzës së tyre, në shpresë që kjo do të ndihmojë në gjetjen e saj.
Ndërkaq, siç njoftohet, Policia e Kosovës ka filluar kërkimet për të zbardhur rastin.