Zhduken dy fëmijë në Fushë Kosovë
Dy fëmijë në Fushë Kosovë raportohet se janë zhdukur.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet akoma vendndodhja e tyre.
Sipas të njëjtit raport, rasti është duke u trajtuar nga njësitet policore.
“Fushë Kosovë 15.02.2023-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.
