Zgjidhet Qeveria Kurti 3
Kuvendi i Kosovës ka votuar sot zyrtarisht formimin e qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga Kryeministri Albin Kurti.
Në seancën e mbajtur për votimin e ekzekutivit të ri, kabineti qeveritar "Kurti 3" mori besimin e deputetëve me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenim.
Procesi i votimit pasoi prezantimin e programit qeverisës nga ana e mandatarit Kurti dhe fjalës së deputetëve të opozitës.
Çka tha në ekspoze?
Në ekspozenë e tij para deputetëve, Kurti vuri theksin te progresi ekonomik dhe stabiliteti i arritur gjatë mandatit të kaluar, duke përmendura shifrat e zakonshme të 'rritjes' së pretenduar ekonomike duke bërë bashkë mesataren e të gjithë mandatit.
“Në këto pesë vite kemi ndërtuar një Kosovë më të fortë. Kemi zhvilluar ekonominë, me një rritje mesatare prej 6% të bruto-produktit vendor,” deklaroi Kurti, duke shtuar se politikat qeveritare kanë qenë efektive edhe përballë krizave globale. “Sfidën e inflacionit kemi arritur ta menaxhojmë me politikat qeveritare. Kemi shtuar punësimin, me fokus te rinia dhe gratë.”
Kurti përmendi gjithashtu reformat ligjore si një shtyllë të qeverisjes së tij, ndonëse gjatë qeverisjes së tij, shumica e pretendimeve për reforma përfunduan të kthyera mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese.
Ai foli edhe për aleancat e Kosovës me vendet mike.
“Aleancat tona me ShBA-të, BE-në e vende të tjera mike do të zgjerohet, sepse është e bazuar në vlera.” – tha ai.
Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se do të ndiqet dialogu bazuar në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.
“Normalizimin e marrdhënieve me fqinjin tonë verior do ta ndjekim me anë të dialogut konstruktiv e kreativ, përmes marrëeshjes tonë bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit.” – tha ai.
I pari i qeverisë, premtoi se do t’i rris shtesat për fëmijët dhe gratë e papuna si dhe premtoi se do të filloj një program i ri, i cili është i dedikuar për gra që i bashkohen tregut të punës, e që do të titullohet super-puna për gra.
Kabineti
Mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka prezantuar para Kuvendit të Kosovës kabinetin qeveritar.
Emrat e prezantuar nga Kurti janë:
Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka
– Ministër i Financave – Hekuran Murati
– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera te Luftes Çlirimtare – Andin Hoti
– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu
– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Ceku
– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari
– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri