Zgjedhjet në Serbi, OSBE: Përfshirja e presidentit Vuçiq krijoi kushte të padrejta
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shpalli gjatë ditës fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se partia e tij po shkon drejt shumicës absolute. Nga ana tjetër opozita u shprehën të pakënaqur me rezultatin dhe kërkuan anulimin e zgjedhjeve nën pretendimet për ndërhyrje në zgjedhje. Parregullsi gatë procesit zgjedhor janë raportuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe mediat e pavarura. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet në Serbi u zhvilluan në “kushte të padrejta”.
Partia e Progresive Serbe fitoi 47 për qind të votave ndërsa partitë opozitare ishin shumë prapa me rreth 23 për qind.
Partia e Presidentit Vuçiq pritet të sigurojë shumicën absolute në Kuvendi me 250 vende dhe do ta formojë në mënyrë të pavarur qeverinë e re të Serbisë.
Një rezultat i tillë nuk u pranua nga opozita të cilët pretenduan ndikime në zgjedhje në favor të pushtetit.
Siç shkruan BBC News, përkrah me kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe liderin kontrovers serb të Bosnjës Milorad Dodik në skenë, Vuçiç u tha mbështetësve se ishte detyra e tij të bënte “gjithçka” për të siguruar shumicë absolute.
"Detyra ime ishte të bëja gjithçka në fuqinë time për të siguruar një shumicë absolute", megjithëse ai vetë nuk po kandidonte për zgjedhje.
Partitë opozitare thanë se masakrat pasqyronin një kulturë retorike dhe dhunë fizike të promovuar nga partia në pushtet dhe aleatët e saj në media.
Nga ana tjetër, lideri i koalicionit opozitar, Miroslav Aleksiq, deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve nuk mund të pranohen për shkak se procesi zgjedhor është manipuluar, me arsyetimin se kanë prova.
“Ishim dëshmitarë të një abuzimi të paparë të votës sot. Ajo që ndodhi gjatë fushatës dhe më herët – trysnia ndaj votuesve, blerja e votave dhe parregullsi që përdori kjo qeveri - u bënë edhe sot në shkallë edhe më të gjerë, sidomos në qytetin e Beogradit. I sollën njerëzit me autobusë, makina, njerëz që nuk jetojnë në Beograd, shumë prej të cilëve erdhën për herë të parë në Beograd, për të votuar si qytetarë të Beogradit. I mblodhën te salla e sporteve. Kemi prova për ta dëshmuar këtë. Thënë troç: ajo që ndodhi sot nëpër Serbi është diçka që thjeshtë, nuk mund të pranohet si rezultat i zgjedhjeve të lira demokratike,” deklaroi zoti Aleksiq, transmeton Zëri i Amerikës.
Përveç opozitës, parregullsi janë raportuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe mediat e pavarura.
Në një deklaratë, Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë deklaroi se zgjedhjet ishin "teknikisht të mirëadministruara", por "të dominuara nga përfshirja vendimtare e presidentit, i cili së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet krijoi kushte të padrejta", raporton The Guardian.
Një numër "parregullësish serioze", si "konkurrenca e padrejtë", paragjykimi i medias dhe blerja e votave ndodhën gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale të së dielës në Serbi, njoftoi të hënën misioni vëzhgues i OSBE-së.
Politikani shqiptar dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, beson se ka fituar edhe një mandat. Sipas rezultateve, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, ka fituar 0.79 për qind të votave.
Kamberi në një intervistë për RTK-në ka thënë se kanë diku rreth 3 mijë vota, e të cilat janë të mjaftueshme për një mandat në Kuvedin e Serbisë.
“Me rezultatet që disponojmë tani, i kemi diku 11.500 vota të koalicionit tonë. 6 mijë vota i kemi në Bujanoc dhe 5 mijë vota në Preshevë. Faktikisht koalicioni ynë ka arritur të sigurojë një mandat, pasi me nivelin e daljes që e kemi në tërë territorin e Serbisë, që do të duhej të ishin të mjaftueshme mbi 10 mijë vota, por në rastin e listave të pakicave kjo tani shumohet me plus 35 përqind, që do të thotë se ne i kemi mbi 13 mijë vota e që janë të mjaftueshme për një mandat.” – ka thënë ai.