Zgjedhjet në Serbi: Kamberi thotë se janë afër për ta siguruar një mandat - NACIONALE

Zgjedhjet në Serbi: Kamberi thotë se janë afër për ta siguruar një mandat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, pak orë para se të dihet numri i votave, ka deklaruar se janë afër sigurimit të një mandati tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

“Jemi shumë afër sigurimit të një mandati, kjo nuk përcaktohet vetëm nga votat që marrim, por nga dalja e përgjithshme, nga fakti se a do të digjet ndonjë listë e partive qendrore të cilat s’arrijnë të marrin 3% të votave të domosdoshme, sa është kuota ajo që ligji e përcakton si pragu natyror për një mandat”, ka deklaruar Kamberi për RTK-në.

Lajme të ngjashme