Zgjedhjet: Këto janë reagimet e fundit të Trump dhe Harris
Derisa amerikanët po u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin ose presidenten e vendit, dy kandidatët kanë reaguar nëpër rrjete sociale.
Siç raporton BBC, demokratja Kamala Harris ka bërë postimin e saj të parë në rrjetin social “X”, prej kur u hapën kutitë e votimit në disa shtete para rreth një ore.
“Amerikë, ky është momenti që të bëni zërat tuaj që të dëgjohen.” – ka shkruar zëvendëspresidentja aktuale, transmeton Nacionale.
Kundërshtari i saj nga republikanët, Donald Trump, nuk ka reaguar prej hapjes së votimit, megjithatë, para rreth tre orësh, ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”.
“Është koha të dilni jashtë dhe të votoni, që së bashku, ta bëjmë Amerikën sërish të madhe.” – ka shkruar ish-presidenti amerikan.
Ndryshe, sipas sondazheve, gara pritet të jetë shumë e ngushtë.
Edhe Trumpi, edhe Harrisi parashikuan fitore për veten, përderisa bënë fushatë në Pensilvani dhe në shtete të tjera kyçe të hënën në ditën përfundimtare të fushatës, raporton agjencia “Reuters”.
Të gjitha detajet rreth zgjedhjeve në ShBA, mund t’i lexoni KËTU.