Zgjedhjet e së dielës, Maliqi i sheh si test për Prishtinën: Do të dëshmohet se a metropol a metropolitankë
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i ka parë si “test të fortë” për Prishtinën, studiuesi Agom Maliqi – siç e ka shprehur ai, si dëshmi nëse kryeqyteti i Kosovës ësht pjekur mjaftueshëm për të qenë kryeqytet evropian i Kosovës.
“Me fjalë të tera, në këto zgjedhje Prishtina voton për të dëshmuar se është bërë metropol dhe se nuk pranon të mbetet metropolitankë”, tha ai.
Postimi i plotë:
Këto zgjedhje janë shumë gjëra dhe mes tyre janë edhe një test i fortë i provincialitetit të Prishtinës.
A është çmendur Prishtina aq shumë sa që ta përqafojë përfundimisht frymën e izolimit dhe paranojës; të mbylljes në vete; të sovranizmit konservator të mbështjellur me petkun e rremë të anti-kolonializmit progresiv?
A do të vetëmjaftohet Prishtina me të qenit intelektualisht një mbetje inferiore e kasabasë Osmane dhe periferisë provinciale jugosllave?
Apo vërtetë Prishtina është pjekur mjaftueshëm në liri për t’u bërë kryeqytet evropian i Kosovës: qytet racional, i hapur, gjithëpërfshirës, rezistues ndaj dalldive populliste.
Me fjalë të tera, në këto zgjedhje Prishtina voton për të dëshmuar se është bërë metropol dhe se nuk pranon të mbetet metropolitankë.