Zgjatja e mandatit të EULEX-it, Ramadani: S`na duhet EULEX-i, ky veprim e zvogëlon sovranitetin e Kosovës - NACIONALE

Zgjatja e mandatit të EULEX-it, Ramadani: S`na duhet EULEX-i, ky veprim e zvogëlon sovranitetin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas njoftimit të kryediplmates evropiane se mandati i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë edhe për dy vite.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë e zvogëlon sovranitetin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka shkruar se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme policore për rend publik.

“Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit deri më 2027 zvogëlon sovranitetin e Kosovës. Sa më shumë EULEX, aq më pak sovranitet. Sepse, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme policore për rend publik. S’ka nevojë për EULEX. “… EULEX-i sërish, me shpejtësi u përshtat, dhe dua t’u përgëzoj për punën, në veçanti për njësitë e policisë këtu në Mitrovicë, ku rendi publik ka qenë më në rrezik, si edhe në pjesë të tjera të vendit…”, paska thënë sot Kaja Kallas, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Në vitin 2018, kapaciteti i EULEX-it ishte zvogëluar në minimum.”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme