Zgjaten pritje e bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
Me afrimin e festave të funditvitit janë rikthyer edhe kolonat e gjata në pikat kufitare Kosovë-Serbi.
Ardhja e shumë bashkatdhetarëve në Kosovë për këto festa ka bërë që pritjet për hyrje në Kosovë të jenë më të gjata.
Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritje më të mëdha janë në pikat kufitare të Dheu i Bardhë dhe në Merdare.
Sipas këtyre të dhënave, të Dheu i Bardhë pritja është rreth një orë, ndërsa në Medare kjo pritje është më e shkurtër.
E njëjta situatë është edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë.
