Zeqiri: E gjithë policia është e pakënaqur me shtesën e rrezikshmërisë
Kryetar i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka bërë me dije se të gjitha njësitet policore janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.
Ai ka treguar se janë në kontakt me të gjitha njësitet për të parë se si të veprohet në të ardhmen për realizimin e kërkesave të tyre.
“Sa i përket vendimit të Qeverisë për nivelin e shtesave për rrezikshmëri, të gjithë pjesëtarët e policisë janë të pakënaqur. Jemi në konsultim se çka më tutje”, ka thënë Zeqiri për TV1.