Zemra, sëmundjet dhe trajtimi i tyre: Episodi i plotë
Daut Çejku, kirurg në prag të pensionit, ka rrëfyer për Nacionalen edhe problemin që kishte ai vetë me zemrën.
Megjithëse, thotë se ‘tash e ka zemrën si të një 20 vjeçari’.
“Intervenimet kardiologjike, bëhen përmes metodës invasive ku shpohet ena e gjakut pastaj bëhet koronarografia, që është incizimi me contrast i enëve të gjakut të zemrës.
Është konsatu që unë e kam arterien e djathtë të ngushtume, arterien e majtë ashtu kështu dhe professor Gani Bajraktari konstatoi se duhet të plasohen stentat.
Ai m’i ka plasu pesë stenta, kur e ka plasu stentin e tretë, ai tekniku po i thotë o prof mirë bre ia ke qitë, tha ky është per tetëshe, unë po ia qes për 10-she.
Pas asaj unë nuk kam pasë ndonjë ankesë, kam fillu me punu.
Nuk e di a kam ndejtë ni javë a dy muaj ditë, normal aktiv kam qenë, si në ecje si në punë, si në sallë të operacionit. Nuk kam pasë asnjë problem, i pi barnat që mi ka rekomandu kardiologu por nuk kam ndonjë problem.
Profesori më ka thënë tash e ke zemrën 20 vjec, dil e vrapo më ka thënë”, thotë ai.
Dallimi në mes të infarktit akut të miokardit dhe arrestit kardiak: Çka duhet të dini?
Dhembja e gjoksit është shenja kryesore, domethënë fillojnë gradualisht disa shqetësime, zakonisht sforcime fizike dhe nëse nuk ndërmerr masa adekuate atëherë mund të agravojë deri te infarkti akut i miokardit, thotë Daut Gorani, Shef i Njësisë Koronare në Kardiologji.
Në emisionin ‘Health Matters’ – prodhim i gazetës Nacionale, është trajtuar zemra, sëmundjet dhe trajtimi i tyre.
“Infarkti akut i miokardit është mbyllja e arteries koronare do të thotë, arteries që furnizon zemrën me gjak. Ndërsa arresti kardiak është ndëprerja e punës së zemrës, tek ne i themi vdekja klinike.
Është shumë shqetësuese që kohët e fundit, tek të rinjtë për shkak të konsumit të drogës, kemi pacientë që vijnë me infarct akut të miokardit dhe para moshës 30 veçare”, thotë kardiologu Gorani.
Si duhet të sillemi?
“Nëse familjari ynë ankohet për plogështi, lodhje, dhembje gjoksi gjatë aktiviteteve fizike atëherë duhet ta marrim seriozisht të fillojmë t’i marrim analizat e duhura, së pari analizat laboratorike, përcjellja e tensionit arterial, është mirë një ergometri, nëse pacienti mund të ecë, mund ta bëj një ergometri ku mund të shfaqen shenjat evidente të ngushtimit të arterieve koronare. Natyrisht, pacienti udhëzohet për koronagrofi.
Në koronografi vërëhet nëse ekziston një shkallë sinjifikante, marrim intervenimin, nëse është e mundur e evitojmë me stentim”, thotë ai.
Infarkti akut: Shpeshtohen rastet edhe tek të rinjtë në Kosovë
Ataku i zemrës, si një prej sëmundjeve më të shpeshta në botë, po shpeshtohet edhë në Kosovë, thotë specialist i Kardiologjisë në Emergjencën e QKUK-së.
“Ataku i zemrës është një prej sëmundjeve më dramatike kardio vaskulare. Është shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë.
Çdo kohë, çdo minutë është e artë për të vepru tek një pacient që ka atak kardiak.
Në emergjencën kardiologjike, atakun kardiak e diagnostifokojmë shumë shpejt, e mjekojmë aty dhe e procedojmë në sallë.
Pacienti zakonisht re-animohet në sallën terminale si pasojë e një komplikimi që e quajmë arrest kardiak”, thotë ai.
Sipas tij, rastet me atak kardiak po shpeshtohen në Kosovë dhe po prekin edhe moshat e reja.
Thotë se pak janë të vetëdijësuar kosovarët rreth kësaj sëmundje.
“Pak (janë të vetëdijësuar kosovarët).
Zakonisht rastet që vijnë janë raste të vonuara.
Shumë pak vijnë raste në ‘kohën e artë’ për të vepru. Zakonisht pacientët tanë, prej momentit të shfaqjes së dhimbjes së gjoksit e vonojnë shumë ardhjen te kardiologu.
Kohën e fundit, infrakti akut, përvec që është shpeshtu si numër, ka ra edhë në moshë domethënë shumë pacient të rinj sot po pësojnë infarct që ka qenë e pazakontë në vitet e kalume”, thotë ai.
Episodi i plotë: