Zemaj: Shkelja e Kushtetutës nga ky pushtet është kthyer në normalitet - NACIONALE

Zemaj: Shkelja e Kushtetutës nga ky pushtet është kthyer në normalitet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se shkelja e aktit më të lart juridik në vend nga ky pushtet është bërë normalitet.

Shkelja e ligjeve dhe Shkel mbi shtetin vetëm për pushtetin. Më shumë se shkeljet është padituria e kësaj Qeverie. Ashtu siç janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi”, ka thënë Zemaj.

Ai ka folur edhe për zvogëlimin e numrit të policisë nga objekte komunave.

Sipas tij, Qeveria po teriqet vetëm pasi po shkakton dëme.

Kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në raport më dështimin e tij në procesin e dialogut dhe rënien e tij në grackën e Vuçiqit”, është shprehur Zemaj.

Lajme të ngjashme