Zemaj: Raporti i Progresit vuri në pah të metat në shëndetësinë kosovare
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Armend Zemaj ka komentuar Raportin e Shëndetësisë duke thënë se ai ka vënë në pah të metat e sektorit të shëndetësisë për të cilin Zemaj thotë se disa herë kanë diskutuar në Kuvend duke u munduar që t’a tregojnë gjendjen në shëndetësinë kosovare tek ekzekutivi kosovar.
“Është shqetësues raporti i progresit për sektorin e shëndetësisë. Opozita gjithë kësaj kohe foli, por të gjitha kritikat hasën në vesh të shurdhër. Por raporti i progresit foli për gjendjen e shëndetësisë kosovare, për cilësinë e keqe të shërbimeve, largim i stafit shëndetësor dhe shumë pak përqindje të investimeve kapitale e përmbushje të nevojave shëndetësore e mungesë të strategjisë”, tha Zemaj.