Zemaj: Qeveria është fshehur prapa abuzimit me paranë publike dhe keqpërdorimeve
Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka akuzuar pushtetin për mungesë të progresit nën qeverinë aktuale.
Në një intervistë në RTV Dukagjini, Zemaj ka pohuar se nga qeveria akutale "po shohim vetëm propagandë prej tyre"
“Punë të mira s’po shohim. Do të gëzohesha si deputet dhe si qytetar i këtij vendi nëse do të bënin ndonjë punë të mirë, por po shohim çdo ditë nga skandali në skandal, nga paaftësia në paaftësi. Vetëm propagandë prej tyre po shohim”, tha Zemaj.
Deputeti Zemaj njoftoi se do të kërkohet krijimi i një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar skandalin e rezervave shtetërore.
“Këta janë fshehur prapa hajnisë, janë fshehur prapa abuzimit me paranë publike, prapa keqpërdorimeve”, tha Zemaj.