Zemaj: Në krye të shtetit janë ata që pamundësuan liberalizimin e vizave më 2015
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se fajin për mos-liberalizimin e vizave nuk e ka veç Bashkimi Evropian, por edhe Vetëvendosje që pamundësoi që të fitohet liberalizimi i vizave në vitin 2015.
Zemaj ka thënë se tani në krye të shtetit janë persona të cilët kishin bllokuar liberalizimin e vizave duke mos votuar demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ia ka kujtuar atyre edhe gazin lotsjellës që hudhej askohe në Kuvendi e Kosovës.
“Nuk mund të fajsojmë vetëm BE-në pasi në kishim një mundësi në vitin 2015 por kjo u pa mundësua nga disa persona që janë tash më krye të shteti. U shfrytëzuan mjete të quajtur politike si gaz-lotsjellës brenda, e jashtë kësaj salle me koktej-molotovi.”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka kritikuar edhe për mungesën të lobimit të Qeverisë Kurti tek shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që janë kundër liberalizimit të vizave.
“Kemi pak lobim tek vendet anëtare të BE-së që s’e kanë njohur pavarësisën e Kosovës dhe që janë kundër liberalizimit e vizave”, ka thënë ai në senacën në Kuvend, ku po debatohet për mos-liberalizimin e vizave.