Zemaj: Kryeneçësia e VV-së po i kushton Kosovës
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka vlerësuar se kryeneçësia e VV-së për të qëndruar në pushet po i kushton Kosovës.
Para hyrjes në seancë, ai është shprehur pesimist se sot mund të jetë diçka.
Ai ka thënë se Kosova është në muajin e pestë të moskonstituimit të Kuvendit.
“Kryeneçësia e LVV-së për të qenë në një pushtet absolut po i kushton Kosovës, dhe sot jemi në muajin e pestë të moskonstituimit të Kuvendit. Sot është dita e fundit deri në përfundimin e masës së përkohshme, të datës 8 gusht”, është shprehur Zemaj.