Zemaj: Albin Kurti nuk e bënë Kosovën shtet evropian - NACIONALE

Zemaj: Albin Kurti nuk e bënë Kosovën shtet evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se Albin Kurti nuk e bënë Kosovën shtet evropian.

“Vetëvendosje është duke i bërë dëme Kosovës në rrugën euroatlantike. Si pasojë e Qeverisë, BE na ka vendosur sanksione”, tha Zemaj në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Bashkë me deputetin Zemaj i ftuar është edhe Visar Azemi.

“Duhet të organizohen zgjedhjet e reja në veri në mënyrë që të shtensionohet situata në këtë pjesë të vendit”, tha Azemi, duke folur për “Rrugën e re”, dhe duke shpjeguar pikat që kontribuojnë në deeskalimin e situatës aktuale në vend e sidomos në veri.

Zemaj dhe Azemi kanë folur edhe për dhunën e përdorur në Kuvend javën e kaluar, duke thënë se “dhuna është mjet i papranueshëm për ne dhe për Kosovën”.

Deputeti Zemaj tha se kjo është qeveria e vetme që ministrat kanë sjellje të pahijshme ndaj deputetëve.

“Ka gjuhë fyese nga ana e tyre. Ministrat e pushtetit i kemi quajtur praktikantë duke menduar se do të mësojnë të sillen në pushtet, por kaluan gati 3 vjet, por disa prej ministrave vazhdojnë të kenë sjellje jo të mira dhe të provokojnë deputetët në Kuvend”, tha Zemaj në Debat Plus.

Zemaj tha se LDK-ja nuk është opozitë që imiton.

Derisa Visar Azemi tha se të enjten e kaluar ka ndodhur shëmtia ma e madhe në historinë e re të Kosovës.

“Për herë të parë janë shpërndarë grushte në Parlament. Instalimi i kësaj dhune në Kuvend është polarizimi i skajshëm i shtyrë që ka bërë qeveria”, tha Azemi.

Lajme të ngjashme