Zelensky në Kuvendin e Britanisë kërkon aeroplanë luftarakë - NACIONALE

Zelensky në Kuvendin e Britanisë kërkon aeroplanë luftarakë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim para deputetëve britanikë në Londër, duke kërkuar aeroplanë për vendin e tij.

“Do të largohem nga Parlamenti sot, duke ju falënderuar paraprakisht për aeroplanët e fuqishëm anglezë”- tha ai. Komentet e tij u përcollën me të qeshura e duartrokitje të fuqishme në sallë.

“Aeroplanë luftarakë për Ukrainën. Krahë për liri”- shtoi ai.

Edhe pse vendet perëndimore e kanë shtuar furnizimin e Ukrainës me armatim të rëndë, raketa me rreze të gjatë e tanke në muajt e fundit, deri më tani kanë refuzuar që të ofrojnë aeroplanë modernë luftarakë.

Presidenti Zelensky i dha një helmetë të një piloti ushtarak ukrainas si dhuratë kryetarit të Dhomës së Ulët.

Në helmetë shkruhet: “Ne e kemi lirinë, na jepni krahë për ta mbrojtur atë”.

Zelensky e theksoi rëndësinë e mbajtjes së “rendit botëror të mbështetur në rregulla” – të drejtat e njeriut dhe drejtësinë.

“Për ta bërë këtë, kushdo që investon në terror, duhet të mbahet përgjegjës dhe kushdo që investon në dhunë, duhet t’i dëmshpërblejë ata që kanë vuajtur prej saj”- tha presidenti ukrainas.

Lajme të ngjashme