Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e “bën” president të ShBA-së dikë tjetër - NACIONALE

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e “bën” president të ShBA-së dikë tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretarja për Medie e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, iu drejtua gabimisht nënpresidentes Kamala Harris si “presidente” gjatë një konference për gazetarë të mërkurën. Çdo njeri gabon pa dashje – edhe ata që kanë përgjegjësi të lartë për fjalët që i thonë.

Gabimi ndodhi në minutat e para të konferencës, kur Jean-Pierre njoftoi për një angazhim të zonjës Harris këtë të diel, raporton televizioni “Fox News”.

“Këtë të diel, presidentja do të flasë për luftën për t’i siguruar të drejtat themelore të grave për kujdesin shëndetësor riprodhues përballë këtyre sulmeve”- tha Jean-Pierre, pa kuptuar se ka gabuar në një fjalë. Ajo po u referohej kundërshtarëve të abortit.

Për ta dëgjuar me zë e për ta parë me video pjesën e fjalimit, klikoni KËTU.

Fjalimi i zonjës Harris të dielën do të mbahet disa muaj pas vendimit të Gjykatës Supreme të ShBA-së, e cila e rrëzoi rastin e njohur si “Roe v. Wade”, me të cilin ishte legalizuar aborti në nivel federal.

Zyrtarët e administratës qendrore kanë thënë se Kamala Harris do të flasë në Florida, ku demokratët janë munduar që t’i kundërshtojnë përpjekjet e reja të guvernatorit republikan, Ron DeSantis, për ta kufizuar të drejtën për abort. DeSantis mund të jetë kandidat për president të ShBA-së në zgjedhjet presidenciale më 2024.

Lajme të ngjashme