Zëdhënësi i VV-së merret me LDK-në: Po gënjen, s'kanë kredo morale të flasin - NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së merret me LDK-në: Po gënjen, s'kanë kredo morale të flasin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka shkruar për një postim të LDK-së, duke thënë se me këtë postim, LDK-ja ka gënjyer sa i përket njërit nga zotimet e Vetëvendosjes e që është sigurimi shëndetësor.

Premtuan sigurime shëndetësore, por nuk siguruan as materiale bazike për shëndetësi”, ishte deklarata e LDK-së.

Manxhuka shkruan se në zgjedhjet e tetorit 2019 sigurimi shëndetësor ka qenë ndër zotimet tona kryesore, por që ne kemi thënë se ky process merr kohë së paku 4-5 vite.

LDK sot paska bërë një postim duke gënjyer për një zotim tonin sa i përket sigurimeve shëndetësore. Në zgjedhjet e tetorit 2019 ndër zotime tona kryesore në shëndetësi ka qenë sigurimi shëndetësor, mirëpo edhe aty kemi thënë se ky proces merr kohë së paku 4-5 vite”, shkruan Manxhuka.

Manxhuka përmes këtij postimi është munduar të arsyetoj se përse siguria shëndetësore nuk ka qenë prioritet për ta siç ishte në fillim, për disa nga pikat të cilat i përmend ai në këtë postim.

Sipas Manxhukes jo vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës por edhe partitë e tjera të cilat kanë qeverisur në 20 vitet e fundit, nuk kanë “kredo morale” të flasin sa i përket premtimeve që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje. Ai gjithashtu i emërton gënjeshtra ato që i thotë LDK-ja.

Lajme të ngjashme