Kryeziu: ShBA-të nuk janë tërhequr nga përkrahja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Kryeziu: ShBA-të nuk janë tërhequr nga përkrahja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, ka hedhur poshtë pretendimin se Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga përkrahja për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ssipas Kryeziut në emisionin “Këndi i Debatit” në Tv1, qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar.

“A mendoni që ShBA-ja janë tërheq nga njohja reciproke? Sikurse ne që nuk jemi zmbrapsur nga kërkesa për njohje reciproke, as Shtetet e Bashkuara nuk janë tërhequr nga një pozicion i tillë. Sikurse Republika e Kosovës që nuk është zmbrapsur nga kërkesa e saj dhe synimi i saj legjitim për njohje reciproke që derivon nga qëndrimi i prerë i ShBA-së për njohjen reciproke, as Shtetet e Bashkuara nuk janë tërheq nga një pozicion i tillë sado që ka pasë interpretime për të.” - ka thënë Kryeziu.

Lajme të ngjashme