Zbulimi i prapaskenave për lajmin e rremë në RTK, Mirena: Rilindi tërë jetën veç shegert i Dejonës
Pas rrëfimit të krejt prapaskenave se si ngjau që Rilind Gërvalla e shtyu krye më vete lajmin e rremë të Sllobodna Bosnës në lajmet qendrore në RTK, ka reaguar drejtori i medias Periskopi, Ilir Mirena, duke e quajtur “shegert të Dejona Mihalit”.
Postimi i Mirenës:
Jeton Musliu ka mbi 20 vite karriere ne gazetari. Shume vite kemi punuar dhe bashkepunuar. Jane te panumerta shkrimet e tij, hulumtimet, reportazhet e shkruara, video reportazhet, dokumentaret dhe pervoja e gjate ne redakture.
Rilind Gervalla asnje rresht gazetarie nuk e ka ne jeten e tij. Jeta e tij eshte vetem si shegert i Dejona Mihalit…
Prandaj, jo risistemim per Jeton Musliun. Shkarkim te Rilind Gervalles. Kthejeni militantin te titrat…