“Zajednica ka vdekur”, si e kundërshtoi ndër vite Kurti Asociacionin e Komunave Serbe? - NACIONALE

“Zajednica ka vdekur”, si e kundërshtoi ndër vite Kurti Asociacionin e Komunave Serbe?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër aktual i Kosovës, ka qenë njeriu më kundërshtues i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Madje, ai për vite refuzoi ta quante Asociacion, duke iu referuar ASK-së si “Zajednicë”.

Madje, Kurti i ishte gëzuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli jokushtetues ASK-në, duke thënë se Zajednica ka vdekur.

“’Zajednica’ ka vdekur. Është obligim i yni që të mos lejojmë ringjalljen e saj.”, thoshte Kurti më 13 shkurt 2016.

Madje, së bashku me AAK e NISMA, Kurti organizoi protesta masovike, e mblodhi mijëra nënshkrime në kundërshtim të Asociacionit.

Ndër vite, ndonëse e ndryshoi paksa gjuhën, duke iu referuar si Asociacion, Kurti vazhdoi ta kundërshtonte atë.

Asociacioni i Komunave Serbe është arritur në Bruksel në gusht të vitit 2015 dhe nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës para se edhe pala serbe të pajtohej se mund të trajtohej si çështje e Gjykatës Kushtetuese”, thoshte Kurti.

Tutje, Kurti deklaroi institucionet e shtetit, e ajo ai si kryeministër, s’mund të lejojë një Asociacion të një vendi.

Plani i Ahtisarit, i cili ishte një kompromis dhe është i përfshirë në kushtetutën tonë, thotë se Kosova duhet të jetë një shoqëri multietnike. Por, një etni nuk është e mundur, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar më 23 dhjetor 2016, më kujtohet shumë mirë se asnjë nga shtatë kapitujt e marrëveshjes nuk është në përputhje me kushtetutën tonë dhe të gjitha së bashku janë shkelur 23 nene, pra janë institucionet e shtetit, jo unë si kryeministër që nuk e lejoj Asociacionin e Komunave Serbe”, deklaroi Kurti.

E tash së voni, Kurti theksoi se mund të ketë Asociacion, por jo një etnik.

Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të Maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”,”., thoshte Kurti.

Sot gjatë ditës, Nacionale ka publikuar një draft-statut të përgatitur nga ekspertë gjerman të afërt me Qeverinë Federale të Gjermanisë, e në të cilën sqarohen kompetencat e ASK-së.

Për këtë çështje, Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të Qeverisë së Kosovës, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Për më shumë, ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përkundër se u pyet nga Nacionale, refuzoi të përgjigjej.

Lajme të ngjashme