Zaimi e lavdëron qasjen e Qeverisë Kurti ndaj ndërkombëtarëve: Di të thotë “Jo” - NACIONALE

Zaimi e lavdëron qasjen e Qeverisë Kurti ndaj ndërkombëtarëve: Di të thotë “Jo”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Zaimi, aktivist i njohur i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka lavdëruar Qeverinë e Kosovës.

Sipas Zaimit, Qeveria e Kosovës di t’u thotë jo ndërkombëtarëve.

Tutje, ai ka përmendur sondazhet, të cilat sipas tij tregojnë se shumica e qytetarëve e mbështesin qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Qeveria e Kosovës di të thotë “Jo”, në rastet kur i kërkohet prej perëndimorëve të tolerojë shkelje ligjesh apo politika që sfidojnë demokracinë. Kjo gjë e ruan të paprekur vlerësimin për perëndimorët dhe besimin në demokraci e në qeveri, tek populli i Kosovës” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme