Ymeri e LDK-së: Që nga maji i vitit të kaluar çmimet janë rritur mbi 4% - NACIONALE

Ymeri e LDK-së: Që nga maji i vitit të kaluar çmimet janë rritur mbi 4%

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete e LDK-së, Janin Ymeri, ka treguar mesataren e rritjes së çmimeve gjatë vitit të kaluar.

Ajo ka bërë me dije se që nga maji i vitit të kaluar rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4%.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në dy muajt e fundit përqindja është rritur në 5.3.

“Që nga Maji 2025, rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4%. Në dy muajt e fundit, ishte 5.3%. Për çdo 1000 Euro të shpenzuara vitin e kaluar, këtë vit ja shton 53 Euro për me mbajt Kosovën “me qeveri të suksesshme”. Po pse kjo nuk i pengon qeverisë? Se sa më shumë çmimet e larta, aq më shumë para në Doganë për t’u përdorur tutje si karramele transfere 100she, e tenderë me negociata. Krejt kjo bëhet paralelisht në ndërkohë që ne mendohemi a të paguajmë çmimet a të ikim. Cilado zgjidhje (paguaj ose ik), i përshtatet Kryeministrit edhe kabinetit deri atëherë kur ne refuzojmë miratimin në heshtje të varfërisë”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme