Ymeri e demanton “live” Ramabajën për Korenicën dhe Rrahmanin: Nuk është e vërtetë asnjëra
Analisti Visar Ymeri dhe përkrahësi i VV-së, Sadri Ramabaja, kanë replikuar ashpër mbrëmë në emisionin Debat Plus.
Derisa debatohej për largimin nga VV-ja të deputetëve Visar Korenica dhe Eman Rrahmani, Ramabaja ka thënë se këta dy zyrtarë janë pranuar në VV në kohën kur Visar Ymeri ka qenë kryetar i VV-së.
Madje, sipas tij, të njëjtit janë përkëdhelur nga Ymeri.
“Kur ka qenë Visari kryetar i VV-së i ka sjell aty dhe i ka përkëdhel jashtëzakonisht shumë” ka thënë Ramabaja.
Ndaj këtyre pretendime ka reaguar Ymeri, duke e përgënjeshtruar “live” Ramabajën.
“Z. Ramabaja tu kisha lutë tjetra herë mos me ba kësi shkarje, sepse këto unë i marr pak edhe personale”, ka thënë Ymeri, duke e dëmtuar Ramabajen.
“Ti the se këta kanë ardhë në kohen e Visar Ymerit dhe janë përkdhel nga unë. Nuk është e vërtetë asnjëra. Këta kanë ardhë në vitin 2013. Nëse ka një kryetar të VV-së, që ka reaguar ndaj Visar Korenicës për statuset e tij për Izraelin kam qenë unë dhe është e publikuar ajo. Kam kërkuar nga Visa Korenica me e tërheq atë status dhe e ka tërhequr pastaj. Fatmirësisht, me ka dëgjuar si kryetar i VV-së”, ka thënë Ymeri.