Ylli Hoxha: Nuk shoh mundësi që të kemi dialog pa pasur një lloj autonomie për serbët
Analisti Ylli Hoxha, mendon se nuk mund të ketë dialog me Serbinë pa pasur një lloj një lloj autonomie për serbët.
“Nuk shoh asnjë mundësi që të kemi dialog me Serbinë e të mos ketë një lloj autonomie për serbët qoftë si Asociacion, qoftë si formë tjetër”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.
Hoxha ka komentuar çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë presion në këtë çështje, dhe se nuk presin asgjë. Sipas tij, ky proces është presion i jashtëm.
“Është e pamundur që Serbia të nënshkruajë diçka e të mos përmbajë Asociacionin”, është shprehur ai.
Hoxha tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mund ta presin formimin e Asociacionit.
“Formimi i Asociacionit është presion i jashtëm, SHBA-ja mund të presë, BE-ja po pret, kanë nevojë që na të ecim përpara dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por qytetarët nuk presin asgjë, nuk kanë asnjë lloj presioni që iu ushtrohet as nga qeveria e kaluar e as kësaj qeverie”, ka deklaruar Hoxha.
