Xi në Serbi, Vuçiq: I jam mirënjohës për pikëpamjet e tij të qarta për çështjen e Kosovës - NACIONALE

Xi në Serbi, Vuçiq: I jam mirënjohës për pikëpamjet e tij të qarta për çështjen e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai serb Aleksandar Vuçiq u takuan më 8 maj në Beograd. Presidenti i Serbisë dhe ai i Kinës nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ngritjen e partneritetit.

Vuçqi theksoi se i është mirënjohës presidentit Xi për qëndrimet e tij shumë të qarta për çështjen e Kosovës.

Duke e cituar presidentin kinez, Vuçiq tha se Serbia do të ketë mbështetjen e Kinës “për të gjitha çështjet që ngrihen në kuadër të Kombeve të Bashkuara”.

"Por, citoj presidentin Xi - Republika e Serbisë do të ketë mbështetjen e fortë të Republikës Popullore të Kinës për të gjitha çështjet që ngrihen në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe i thashë Presidentit Xi atë që ne janë përballë dhe për këtë e falënderoj pafund Republikën Popullore të Kinës”, tha Vuçiq, transmeton Tanjug.

Lajme të ngjashme