Xhandarmëria serbe demoloi shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB – Pamje nga bastisja - NACIONALE

Xhandarmëria serbe demoloi shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB – Pamje nga bastisja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

“Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini për Klankosova.

May be an image of indoor

Tashmë janë publikuar edhe pamje të shtëpive të demoluara.

Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu.

POSTIMI:

Në emër të Lëvizjes së Progresit Demokratik reagojmë fuqishëm ndaj bastisjeve dhe presionit të qytetarëve shqiptarë e në veçanti ndaj familjes së z.Nadir Sefedinit nga xhandarmeria serbe.

Dhuna të cilën e kanë ushtruar në mëngjesin e 6 marsit nuk e justifikon arsyen në letër, por vetëm qëllimin e njejtë e me veprime të përsëritshme për frikësimin e banorëve nëpërmjet dhunës psiqike e fizike ndaj qytetarëve shqiptarë e pronave të tyre.

Këto veprime kanë vetëm një qëllim final, pasigurinë e qytetarëve duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Luginë të Preshevës por edhe në rajon. Për rastin në fjalë jemi duke i njoftuar autoritetet ndërkombëtare si dhe qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj veprimeve të tilla antinjerëzore e antishqiptare.

May be an image of indoor
May be an image of indoor

Lajme të ngjashme