Xhaferi: Kosova nuk do të përjashtohet nga përfitimet e pakos 6 miliardëshe të BE-së - NACIONALE

Xhaferi: Kosova nuk do të përjashtohet nga përfitimet e pakos 6 miliardëshe të BE-së

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se Kosova nuk do të “përjashtohet” nga përfitimet e pakos së BE-së, për Ballkanin Perëndimor.

Në lidhje me këtë, Xhaferi tha se përkundër që nuk ishte prezent, Kurti në samit, ai potencoi qartë që qëndron në përcaktimet e planit për rritje dhe në komunikim me BE-në, raporton Klan Maqedonia.

“Ideja është që përfitimet e rrugëtimit të përbashkët të vendit të Ballkanit Perëndimor nuk përjashtojnë asnjë nga vendet e Ballkanit. Nënkupton tërësinë e asaj se çka përbën Ballkani Perëndimor. Fakti që fizikisht nuk ishte prezent kryeministri Kurti, ai shumë qartë e potencoi që qëndron në përcaktimet e planit për rritje dhe në komunikim me BE-në. Cështja është që nuk ka ndasi në kuptimin se çka është ideja për përfitime për qytetarët tanë në komplet rajonin”. – ka thënë Xhaferi.

Lajme të ngjashme