Xhafer Tahiri krye në vete me VV-në e Kurtit: Raportohet se është mbledhur LDK
Raportohet se është mbledhur kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kandidati i saj për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, komuna e Vushtrrisë doli me balotazh ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Kandidati i PDK-së për kryetar komune Ferit Idrizi, mori 45,56% të votave i ndjekur nga Sylejman Meholli i Vetëvendosjes me 30,63% dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 19, 72 % të votave.