Wow: Feraj i Shqipërisë e mat “burrërinë” me votë për Kurtin, sulmon Abdixhikun dhe kërkon votat e LDK-së - NACIONALE

Wow: Feraj i Shqipërisë e mat “burrërinë” me votë për Kurtin, sulmon Abdixhikun dhe kërkon votat e LDK-së

5 ditë më parë

nga NACIONALE

“Bëhu burrë” dhe voto qeveri të Vetëvendosjes. Me këto fjalë, këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj i Shqipërisë i është drejtuar Lumir Abdixhikut të LDK-së, pas nonimit të Glauk Konjufëcs për mandatar për formim të qeverisë së re, s’dihet ende nëse do t’ia pranojë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Feraj, i njohur për kaotik dhe pakuptimësi në fjalët që shkruan, i kërkoi Abdixhikut “të bëhet burrë” dhe të vendos “Republikën në rend të parë...e jo paratë e buxhetit të shtuhet që mund të të duhet tua kthesh borxhin oligarkëve”.

Lexoje të plotë Ferajnë:

"Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh" - Lumir Abdixhiku, sot.

Por, jo më e madhe se egoja jote. As se tekat e tua foshnjore.

Po të perifrazohet Einsteini, egoja dhe teka jote po del të jetë më e madhe se vetë universi.

Bëhu burrë! Vendose një herë Republikën para etjes tënde për pushtet, për futjen e duarve në buxhet, për paratë u buxhetit që mund të të duhen t'ua kthesh borxhdhënësve oligrakë. Bëhu një herë burrë dhe ki guximin të ndeshesh qoftë dhe një herë me agresionin e përditshëm serb kundër Republikës sonë. Jepi vetes liri, qoftë dhe për një vendim të pavarur nga fijet që t'i luajnë të tjerët. Sillu si qytetar i lirë, nëse mundesh, nëse nuk je nën shantazh që po të shtyp. Suksese në këtë rrugë!

Lajme të ngjashme