Wolfgang Petrisch: Kurti duket se nuk e kupton fjalën "kompromis" - NACIONALE

Wolfgang Petrisch: Kurti duket se nuk e kupton fjalën "kompromis"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian dëshiron që normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ketë sukses këtë vit, por se nëse propozimi pranohet pret faza të vëshira në rrugën e përmbushjes së tij për të dyja vendet – ka thënë Wolfgang Petritsch.

Ai po ashtu u shpreh se propozimi franko-gjerman nuk jepte zgjidhje përfundimtare por se ishte një “hap i rëndësishëm” drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Petrisch ndau edhe një përvojë në takimet ku kishte marrë pjesë në diskutimet mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit në intervistën për Kosovo-Online.

“Kam qenë në takime të ndryshme mes Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit dhe e kam pasur përshtypjen se ata e respektojnë njëri-tjetrin në një farë forme. Duhet besim te tjetri për negociata.”

Por, sipas tij Albin Kurti ishte më i ndryshëm.

. Albin Kurti është tjetër person, një person për të cilin me sa duket termi “kompromis” është term i huaj. Dhe ai nuk është i vetmi në rajon që nuk ka kulturë kompromisi – sepse konsiderohet se kompromisi sjell humbje, gjë e cila nuk qëndron.” – u shpreh më tej ai.

Petrisch u shpreh se Berlini dhe Parisi ishin bërë edhe më aktive në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pikërisht për shkak të ndikimit të luftës në Ukrainë.

Ai shtoi më tej se në akt-vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë se Asociacioni mund të ekzistojë përkundër që kontestohen shumë nene të statusit të saj. Sipas diplomatit austriak, Kurti nuk mund ta refuzonte themelimin e Asociacionit edhe pse mund të ishte kundër në modalitete të caktuara.

Lajme të ngjashme